Droga në Elbasan, Didi paralajmëron arrestime të tjera

“Hetimi po vijon. Mund të ketë arrestime të tjera”, kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi lidhur me hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Deklarata e Didit u bë në analizën vjetore të policisë në Qarkun e Kukësit teksa la të kuptohet së në ditët në vijim mund të ketë arrestime të tjera. Didi siguroi se të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje do të vihen para përgjegjësisë.

Didi tha se është rritur bashkëpunimi me policitë e rajonit.

Sa i takon protestës së zhvilluar në Mamëz kreu i Policisë së Shtetit tha se nuk ushtrua dhunë ndaj banorëve.

Lidhur me çështjen e Bleona Matës Didi deklaroi se dosjet janë të hapura dhe kjo çështje po shikohet me shumë vëmendje. Bleona Mata u zhduk me 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në mal së bashku me 5 vajza të afërme të saj. Hetimet pë gjetjen e saj vijojnë.

SHKARKO APP