Droga në Kavajë. Prokuroria jep informacion zyrtar, ja kush është shoqëruar në komisariat
Tri ditë më parë në Kavajë u kapën 1.3 ton kanabis. Në lidhje me këtë situatë, ditën e sotme ka reaguar edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke dhënë edhe informacion zyrtar.
Sipas saj, dyshohet që në këtë situatë të jenë të përfshirë 5 persona, të cilët janë ndaluar me urdhër të Prokuroit.
Gjithashtu, deri tani janë sekuestruar edhe 7 mjete lëvizëse, si edhe janë shoqëruar në komisariat tre shtetas.
Shtetasit e shoqëruar janë Kejvi Hajdar, Roland Hysenbelliu si edhe Joni Sadikaj, por ata e mohojnë të kenë lidhje me këtë situatë.

