Droga ”tullumbace” që po bën namin nëpër lokale, ministri Balla: Do ndalohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se do ndalohet përdorimi në lokale i tullumbaces me oksid azoti. Kjo lëndë shitet lirshëm dhe një çmim prej 300 lekësh nëpër lokale të Tiranës që frekuentohen nga të rintjë.

“Lëndë e palejuar edhe pse ligji e ka lejuar. Jemi duke bazuar në disa konventa që e konsiderojën si lëndë që duhet të vendoset nën kontrollin e shtetit. Do e ndalojmë, derisa të bëjmë ligjin do bazohemi në konventat që e cilësojnë si drogë”,-tha Balla në foltoren e Kuvendit.

Policia po punon të identifikojë të gjithë llojet e lëndëve narkotike apo dhe lëndë të tjera që në legjislacionin shqiptar nuk konsiderohen si lëndë narkotike por që janë kthyer sot në një trend të rrezikshëm të përdorimit dhe krijimit të varësisë së fëmijëve.

Mjeku toksikolog Alert Drishti, thotë se përdorimi i kësaj droge dëmton në mënyrë direkte trurin, zemrën dhe mushkëritë. Për të gjatë konsumit të saj truri nuk furnizohet më me oksigjen, por me substancën e caktuar dhe kjo shpie deri në arrest kardiak dhe humbje të jetës

SHKARKO APP