Dubai/ Përdornin një sallon masazhesh si bordello, arrestohet tutori dhe 3 prostituta shqiptare

Tre gra shqiptare, që punonin si prostituta në një sallë masazhesh në një apartament në Dubai, kanë përfunduar në burg, bëjnë me dije mediat vendase.

Në muajin tetor, policia u informua në lidhje me këtë apartament që thuhej se përdorej për SPA dhe banjë masazhesh.

Një patrullë policore shkoi në vendngjarje dhe zbuloi 3 gra, dy prej tyre shqiptare dhe një bullgare, që punonin si prostituta dhe jo si masazhuese, shkruan Gulf News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e Shkallës së Parë në Dubai burgosi 3 gratë me 1 vit burg për prostitucion. Gjithashtu në pranga ra dhe një 27-vjeçar shqiptar që u burgos për tre muaj pasi e përdorte apartamentin si bordello dhe jo si sallon masazhesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre prostitutat dhe tutori shqiptar do të depërtohen pas përfundimit të dënimeve të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?