Dule takon Këshillin Rinor të Vllehëve të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe njëkohësisht Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i Vangjel Dule, priti sot në një takim delegacionin e organizatës Youth of European Nationalities (YEN) me në krye i Matic Germovšek dhe Këshillin Rinor të Vllehëve të Shqipërisë, Kostika Poçi. Z. Dule shprehu kënaqësinë e këtij takimi duke vlerësuar punën e organizatës dhe shprehu mbështetjen e tij personale dhe të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për një bashkëpunim gjithëpërfshirës për të drejtat e minoriteteve në Evropë.  i. Dule paraqiti një panoramë të zbatimit të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Kuadër të Drejtave të Minoriteteve në Shqipëri.

Gjatë takimit u theksua se edhe pse ka arritje në zbatimin e konventave ndërkombëtare ka akoma shumë për të bërë. Duke falënderuar nënkryetarin e Kuvendit për këtë pritje Germovšek  ftoi Dule në konferencën ndërkombëtare në “Mbrojtje të të Drejtave të Minoriteteve” që do të mbahet në mars të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?