Durrës, shkatërrohen koshat e mbeturinave dhe sinjalistika rrugore
Protestat e zhvilluara në disa qytete të vendit janë shoqëruar me incidente edhe në Durrës, ku gjatë tubimit janë dëmtuar kosha mbeturinash dhe tabela rrugore.
Veprimet kanë shkaktuar dëme në hapësirat publike të qytetit bregdetar.
Incidentet regjistrohen në kuadër të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe me dëmtime të institucioneve publike në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Ndërkohë, situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa tubimet dhe protestat po zhvillohen në disa zona të vendit.

