Durrës, shpërthen me eksploziv makina e drejtorit të burgut të Fushë-Krujës

Pa kaluar ende 24 orë, një tjetër shpërthim ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Makinës së drejtorit të Burgut të Fushë-Krujës i është vendosur eksploziv.

Makinës tip Opel me targa AA654As së drejtorit të burgut në Fushë-Krujë, Arben Suloj i është vendosur eksploziv. Ngjarja është raportuar në redaksinë e Ora News mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30,

Nga të dhënat paraprake dyshohet se lënda eksplozive është vendosur gjatë orëve të natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ka mbetur plagosur rëndë drejtori i Burgut Suloj, i cili ishte në makinë në momentin e shpërthimit. Siç duket edhe nga pamjet, pas shpërthimit Arben Suloj ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të sinjalistikave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka ndodhur brenda  portit të Durrësit, ku mjeti i drejtorit të burgjeve ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje.

Arben Suloj 40 vjec është dërguar në spitalin e Durrësit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 09:25 minuta drejtori i burgut është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mjekët thonë se ka dëmtime në shtyllën kurrizore.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?