Durrës, shpërthen një automjet me eksploziv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një makinë ka shpërthyer, teksa policia ka nisur hetimet pë zbardhjen e ngjarjes.

Burime pranë Policisë së qytetit bregdetar bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë “Shkëmbit të Kavajës”.

Mjeti tip “Benz” ishte i parkuar në një rrugë dytësore kur ndodhi shpërthimi, që sipas burimeve, ka shkaktuar edhe një të lënduar, qe eshtë dërguar në spital për kujdesje të specializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Durrësit ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur dinamikën, ndersa priten informacione dhe detaje të të tjera lidhur me ngjarjen në vijim. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?