Durrës, tentojnë të grabisin makinën e postës, grabitësit plagosin 2 roje

Dy persona kanë tentuar të grabisin makinën e postës e cila mendohet se po transportonte paratë e pensioneve.

Ngjarja ka ndodhur pranë filialit të postës në lagjen nr 6 të qytetit të Durrësit rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se ka pasur të shtëna armësh. Nga të dhënat e para mësohet se  janë plagosur 2 roje private, pasi grabitësit goditën rojet me qytën e armës.

SHKARKO APP