Durrës, vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale

Policia e Shtetit njofton se Policia Kufitare intensifikon kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe kapjen e personave në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Five Charges”.
Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar i dënuar me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Five Charges”.

Si rezultat i forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje – dalje në PKK Port Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Five Charges”, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, u kap dhe y arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tirane .
Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ishte person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali me date 24.07.2024.
Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?