Durrës, zbulohet një lokal i përshtatur për baste sportive, arrestohen dy shtetas
Aktualitet Kronikë E Diel, 24 Nëntor 2024 13:04
Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati (baste sportive). Arrestohen dy shtetas organizonin lojëra fati.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në dy lokale në lagjen nr. 15, Durrës dhe në Shijak, viheshin baste sportive.
Në vijim të veprimeve janë vënë në pranga shtetasit L.T., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, dhe R. H., 50 vjeç, banues në Shijak. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrohen 2 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
——-
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.4 Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. G., 35 vjeç, dhe I. G., 33 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas,(vëllezër) mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.
Gjithashtu po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. R., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi nën kërcënimin e thikës, ka tentuar të vjedhë një market në lagjen nr. 12 Durrës
E. L., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.