Durrës/ Zhduket prej dy ditësh taksisti, alarmohen familjarët
Një 53-vjeçar me profesion taksist është zhdukur prej dy ditësh në qytetin e Durrësit.
F.F ka dalë nga banesa bashkë me jetin e tij Benz, ngjyrë blu, “Taxi” me targa DR 443 A dhe nuk është kthyer më.
Kanë qenë familjarët ata të cilët të alarmuar kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit, një ditë më parë.
Policia njofton se ka nisur menjërë punën për gjetjen e 53 vjeçarit.
Ndërkohë, familjarët kanë vënë në dispozicion edhe një numër telefoni (0694110217) për këdo që ka informacion për taksistin F.F.

