Durrësi kur bie shi

 

​Vetëm një orë reshje shiu mjaftoi për të përmbytur rrugët kryesore të Durrësit. Reshjet shkaktuan një kaos në qarkullimin e mjeteve dhe pamundësuan lëvizjen e këmbësorëve.

Shkak i përmbytjeve në rrugët e qytetit është kryesisht mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve.Uji ka bllokuar rrugët në bllokun e pallateve pranë stadiumit “Niko Dovana”, pranë stacionit hekurudhor edhe në zonën e Vollgës. Ndërtimet pa kriter kanë sjellë dëmtimin në masë të rrjetit të kanalizimeve, ndërsa pasojat tashmë bien mbi qytetarët e thjeshtë.

SHKARKO APP