FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Durrësi nis pastrimin e bregdetit

Qyteti i Durrësit pret turistë të huaj dhe vendas nga në çdo ditë të vitit, për këtë arsye kryetarja e Bashkisë, Ermiriana Sako ka kërkuar që vija bregdetare të jetë pastrohet nga leshterikët e detit. Në fundjavë vizitorë nga rajoni kërkojnë të pushojnë në Durrës që i fal detin, antikitetin dhe ushqimin cilësor.

”Është hera e parë që përgatitemi që në muajin janar për të realizuar mirëmbajtjen e plazheve. Kemi filluar pastrimin në plazhin e Durrësit, kemi përfunduar pastrimin në Shkëmbin e Kavajës totali kësaj vije bregdetare është rreth 7 kilometra. më pas do të vazhdojmë pastrimin në zonën e Currilave dhe të plazhin e Gjirit të Lalzit e cila për hir të vërtetës nuk akumulon sasi të mëdha leshteriku si në plazhin e Durrësit. Durrësi tashmë është kryeqyteti i turizmit shqiptar për këtë arsye ne duhet të jemi në punë gjatë gjithë kohës”.

Sako thotë se për një qytet të pastër nuk duhet të kontribuojë vetëm bashkia por edhe vetë komuniteti. Pushuesit përveç historisë dhe bukurisë natyrore në Durrës duhet të gjejnë dhe qytetarinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?