Dy automjete përplasen në Peqin-Elbasan, plagoset një person

Një aksident rrugor është shënuar gjatë paradites së sotme në aksin Peqin–Elbasan, pranë qytetit të Peqinit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 dhe në të janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes.

Nga informacionet e para mësohet se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësor. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa grupi hetimor dhe Policia Rrugore kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të përplasjes, në këtë segment rrugor është krijuar përkohësisht ngadalësim i qarkullimit të automjeteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?