Dy gra i merr rrjedha e lumit, humb jetën në Vjosë njëra prej tyre

Një grua ka humbur jetën pranë fshatit Dragot, pasi e ka rrëmbyer rrjedha e lumit Vjosë.

S.Sh. dhe E.B kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të lumit, por rrjedha ka qenë e fortë dhe i ka rrëmbyer të dyja gratë. Për pasojë, E.B nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

“Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër”, sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?