Dy javë në koma, lindi fëmijën në muajin e 6-të por nuk mundi të…

Mjekët kanë qenë të detyruar të sjellin në jetë të hënën pasdite rreth orës 17:00, foshnjen e gruas shqiptare, e cila pësoi një hemoragji cerebrale pak ditë më parë, teksa ishte shtatzënë në muajin e gjashtë dhe ra në gjendje kome.

Fëmija e nënës së re shqiptare u transferua menjëherë në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, por sipas mediave italiane ajo ndodhet në rrezik dhe po monitorohet nga mjekët e spitalit.

 Në kushte të rënda ndodhet edhe nëna, e cila ende ndodhet në kushtet e pavetëdijes së plotë. Vajza ishte shtruar në spitalin e Torrete dy javë më parë, pasi pësoi hemoragji cerebrale teksa ishte në shtëpi me familjen e saj.

Për të bërë lindjen e fëmijës dhe për të shmangur ndërlikimet e mundshme, u vendos të pritej për muajin e shtatë, por dje gruaja i është nënshtrtuar një operacioni urgjent. Shqiptarja u pa se nisi te kishte kontraktimet e lindjes dhe për këtë arsye u vendos që të ndërhyhet me kirurgji e prerjeje cezariane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja e foshnjës, e lindur në javën e 27 dhe 4 ditë, për fat të keq, nuk është dhe nuk do të jetë e mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo tani do të nënshtrohet në të gjitha testet e nevojshme mjekësore për shkak, se nuk ka hyrë ende në muajin e shtatë, dhe ekziston gjithmonë rreziku që mund të ketë probleme të mushkërive, që janë ende të paformuara, apo shikimi dhe dëgjimi, sepse truri nuk është zhvilluar plotësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?