Dy ushtarakët e arrestuar kishin udhëtuar me Sokol Fekën në Spanjë

Majori Hamit Koxha, ky që po shihni në këtë foto dhe kapiteni Vladimir Ademi, dy ushtarakët e ndaluar nga Policia Ushtarake në lidhje me skandalin e përfshirjes së majorit Sokol Feka në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Maroku në Spanjë, dyshohet se kanë patur dijeni të plotë për aktivitetin e kolegut të tyre.

Shtabi i Përgjithshëm nuk ka dhënë asnjë arsye konkrete për ndalimin e tyre dhe kallëzimin në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Por, mësohet se arsyeja ka të bëjë me faktin se ata kanë udhëtuar jashtë vendit bashkë me majorin Feka, dhe konkretisht në Spanjë, raporton Klan.

Burime pranë organit të Krimeve të Rënda sqarojnë se dosja prej 100 faqesh që Ministria e Mbrojtjes ka dërguar pasditen e djeshme në prokurori është e ndarë në dy cështje.

E para ka të bëjë me thyrejen e disiplinës ushtarake nga major Hamit Koxha  dhe kapiten Vladimir Ademi, për shkak se kanë udhëtuar jashtë vendit pa leje.

Ndërsa çështja e dytë lidhet me një përfshirje të mundshme të dy ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura në trafikun ndërkombëtar të drogës, ku u rekrutua edhe majok Feka, që humbi jetën në zonën e malagas të spanjës, teksa helikopteri me 1 ton drogë që ai pilotonte u rrëzua pasi ndeshi me një shtyllë të tensionit të lartë në përpjekje për t’iu shmangur rojës civile.

Gjithashtu mësohet se, major Feka, major Koxha dhe kapiten Ademi, kanë marrë pjesë në një seminar në Spanjë, vendi nga ku mendohet se i ndjeri Feka mund të jetë vënë në kontakt me rrjetin e narkotrafikut për të kryer dërgesën e 1 ton mariuanë me helikopter.

Gjithsesi, të njëjtat burime thonë se deri më tani Ministria e Mbrojtjes nuk ka dërguar në prokurorinë e krimeve të rënda prova që i implikojnë dy ushtarakët në skandalin e trafikut të drogës.

Hetimet e prokrorisë pritet të nxjerrin përgjegjësitë e secilit prejt yre. Pritet të hedhin dritë jo vetëm mbi këto dyshime, por edhe për mënyrën se si një efektiv i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u rekrutua nga grupet e narkotrafikut që transportojnë droga të lehta nga Maroku drejt Spanjës.

Majori Hamit Koxhaj, i diplomuar në Turqi, ka kryer disa udhëtime jashtë vendit, siç e vërtetojnë edhe fotot që ai ka postuar në rrjetet sociale.

SHKARKO APP