Dy viktima nga tërmeti, arrestohet pronari i një lokali në Durrës

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar pronarin e lokalit “Barons”, Artur Terziu i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Njoftimi i plotë

Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?