E bukur dhe e vërtetë, Policia Rrugore në Tiranë ofron ujë qytetarëve dhe turistëve

Do të vije bast se cila nga pijet është më e mira, dhe nuk do të besoje se do të ishte UJI përgjigjja e duhur për të fituar.

Në këto kushte ekstreme temperaturash, një shishe ujë i freskët do të ishte qerasja më e mirë, gjithçka tjetër është në rend të dytë.

Dhe është pikërisht kjo mirësi dhe bujari, kjo marrëdhënie thelbësisht njerëzore, që ka “nxjerrë” rrugëve të Tiranës, Policinë Rrugore, jo për të penalizuar kundravajtësit apo për t’i toleruar ata, por për lehtësuar sadopak vapën për kalimtarët e rastit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë një video dhe një falenderim për këtë gjest të ligjzbatuesit e qarkullimit rrugor, të cilët sfidojnë vapën, për të ruajtuar vijimin e qarkullimit normal të mjeteve në kryeqytet, por ofrojnë edhe ndihmë dhe mbështetje për qytetarët.

Edhe një shishe ujë mjafton për të marrë bekime, vlerësime dhe falenderime, por edhe “Mirënjohje për punonjësit e Policisë Rrugore në Tiranë për kujdesin e treguar duke u ofruar ujë të freskët qytetarëve dhe turistëve” shkruan Rama.

Albert Vataj / Koha Jonë

SHKARKO APP