E dërguara e posaçme e OSBE-së mbyll vizitën në Tiranë, vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë

E Dërguara e Posaçme e Kryetares së Radhës të OSBE-së, ambasadorja Terhi Hakala, përfundoi sot vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, e cila kishte për qëllim forcimin e partneritetit të OSBE-së në vend dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ambasadorja Hakala zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave rinore të shoqërisë civile.

Në kuadër të vizitës, ajo hapi Konferencën Rajonale mbi Dhunën me Bazë Gjinore Online si edhe Konferencën kushtuar 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit. “Për Kryesinë finlandeze, barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja janë përparësi ndërsektoriale. Kjo përfshin forcimin e pjesëmarrjes kuptimplotë të shoqërisë civile, veçanërisht të të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara në proceset vendimmarrëse”, u shpreh Hakala.

E Dërguara e Posaçme zhvilloi gjithashtu një takim me stafin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku vlerësoi punën dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar. “Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për çdo anëtar të stafit për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj të palëkundur. Prej gati tri dekadash, Prezenca ka dëshmuar të jetë një partnere e besueshme dhe e qëndrueshme, duke mbështetur vendin pritës në përmbushjen e angazhimeve ndaj OSBE-së”, tha Hakala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimeve me organizatat rinore, ambasadorja diskutoi mbi bashkëpunimin e OSBE-së me Shqipërinë në fushat e shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, reformës zgjedhore, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe përfshirjes së të rinjve. Finlanda në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së, ka vënë theks të veçantë në fuqizimin e rolit të shoqërisë civile dhe promovimin e gjithëpërfshirjes, përfshirë edhe gjatë Konferencës Helsinki+50 të mbajtur në korrik, kushtuar 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?