E famshmja Bebe Rexha në Jalë me Monika Kryemadhin
Aktualitet E Mërkurë, 2 Qershor 2021 22:57
Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore Bebe Rexha këtë herë ndodhet në bregdetin e Jalës.
Ajo ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto ku shfaqet në kampin e LRI së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila është gjithashtu edhe kushërira e Bebes.
Pak ditë më parë ajo ka qenë në ishujt grek, por mesa duket ka vendosur të ndryshojë vendndodhje. Gjithashtu mësohet se Bebe do të japë edhe një koncert në Jalë.


