
”DailyMail” ka parë me lupë një foto zyrtare dhe ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin vendas Rishi Sunak për shkak të rolit të tij në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
Në konferencë merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe është ai i përzgjedhuri i Mail për të çuar deri në fund talljen me Sunak. Teksa liderët kanë pozuar për foton zyrtare të Cop28, bie në sy fakti se Sunak është vendosur në rreshtin e fundit.
“Në fakt e kanë vënë pas kryeministrit shqiptar Edi Rama”, shkruan media britanike me ironi.
