E lidhur me krimin? Gjykata i përgjigjet policisë: Arrestuat të gabuarin

Gjykata e Fierit reagon pas akuzave të Policisë së Shtetit, pas vendimit që liroi nga qelia punonjësin e bashkisë së Mallakastrës, që u akuzua si autor i goditjes me gurë në kokë efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë protestës së opozitës kundër Ramës, në Fier. Gjykata thotë se nuk kishte prova për të mbajtur në qeli Pëllumb Isufajn, ndaj vendosi ndaj tij masës e sigurimit personal ”arrest shtëpie”.

“Nga provat që janë mbledhur deri në këtë fazë të hetimit nuk provohet dyshimi i arsyeshëm që autori i goditjes me gurë të punonjësit të policisë ka qenë pikërisht Pëllumb Isufaj. Personi që ka qëlluar, por i paidentifikuar nga pamjet filmike, është dukshëm më i ri në moshë se i ndaluari Pëllumb Isufaj dhe është me flokë gështenjë të çelur, apo bjond, në një kohë që i ndaluari është me flokë dukshëm të zinj”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Fierit.

Vendimin e Gjykatës së Fierit për të liruar tre protestuesit, njëri prej të cilëve goditi me gurë një polic gjatë protestës të mbështetur nga PD-ja dhe LSI-ja, është kundërshtuar nga Policia e Shtetit. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se në seancë u injoruan provat e pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit. ”PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit”. Pas vendimit të gjyqtarit Pirro Sota, Policia e Shtetit lëshoi akuza të forta në drejtim të tij dhe njofton se do ta padisë. “Policia e Shtetit do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vetting-ut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij”,-thuhet në qëndrimin e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?