E rëndë në Itali/ Një shqiptar, viktima e parë nga i ftohti

I ftohti ka shkaktuar edhe viktimën e parë të tij.

Bëhet fjalë për një shqiptar 47 vjeç, i cili ka humbur ka humbur jetën në Milano, Itali.

Një kalimtar i rastit ka gjetur trupin e shqiptarit në një stol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte ora 09:15 minuta kur policia e Milanos ka marrë telefonatën për një person të vdekur në rrugën ‘Sidoli’ dhe më pas është zbuluar se bëhej fjalë për një qytetar shqiptar, shkruan SYRI.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas IlGiornos, policia thotë se ai ka ndërruar jetë nga i ftohti pasi në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune apo të ndonjë krimi tjetër.

Në xhep ai kishte pasur disa monedha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?