E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar, dyshimet e para
Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të hëne pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale K.S., dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Megjithatë po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
“Më datë 20.11.2022, rreh orës 07:00, te Ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

