E rëndë/ Shtypen nga turma tre persona pranë aeroportit të Kabulit

“Kaos absolut” dhe “të paktën tre” trupa të pajetë, për shkak të shtypjes në turmë, pranë aeroportit të Kabulit. Është kjo dëshmia që jep Sky Neës, lidhur me situatën në aeroportin Hamit Karzai.

Ushtarët britanikë, raportohet se po përpiqen të ndihmojnë burra, gra dhe fëmijë në turmën e atyre personave që dëshpërimisht përpiqen të hyjnë në aeroportin afgan në përpjekje për për të shpëtuar, pas kontrollit nga talebanët. Vetë talebanët, megjithatë, sqaron Sky, “ishin shumë bashkëpunues”, duke marrë trupat e pajetë.

Ndërkohë, Mulla Abdul Ghani Baradar dhe udhëheqës të tjerë të zyrës politike talebane mbërritën në Kabul nga Kandahari vonë dje. Sipas disa burimeve, udhëheqësit talebanë nga pjesë të ndryshme të vendit po mblidhen në kryeqytet për të pasur konsultime mbi qeverinë e ardhshme të Afganistanit.

SHKARKO APP