
Diego Hanaj i cili mbërriti këtë mbrëmje në spitalin e Vlorës i plagosur, është qëlluar nga jashtë supermarketit nga një makinë tip ”Range Rover” që ishte në lëvizje.
Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.
Gjendja e të riut raportohet jashtë rrezikut për jetën.
