Edi Paloka: Presim zgjedhje të parakohshme. Ylli Rakipi: Kjo quhet bjeri legenit

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, Edi Paloka është shprehur se opozita pret që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme pas implementimit të reformës zgjedhore.

Paloka: Presim që së shpejti të ketë zgjedhje të parakohshme. 9 kushtet e Bundestagut pas reformës zgjedhore, duhet që kjo reformë të implemtohet në zgjedhje. Është thënë në mënyrë publike dhe jopublike se pas reformës zgjedhore duhet të përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Gazetarë, opinionistë, sot duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët. Hajde t’i gjejmë të gjitha mënyrat.

Ndërkohë, deklaratës së Palokës i është përgjigjur nga Skype Ylli Rakipi i cili tha se nëse bërtasin gazetarët është bjeri legenit, por sipas tij duhet ta zgjidhe opozita këtë çështje.

Rakipi: Po nëse bërtet Sonila Meço, unë dhe pesë të tjerë, kjo as më shumë e as më pak quhet bjeri legenit. Opozita politika është ajo që zgjidh problemin. 

SHKARKO APP