Edi Rama jep prapë PDIU copa pushteti
Sot ka dhënë dorëheqjen Doris Andoni drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave, perfaqesues e PS-se.
Në vend të saj është emëruar një përfaqësuese e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Prej gati dy vjetësh PDIU-ja ka braktisur opozitën, me të cilën doli në zgjedhjet e vitit 2013 dhe është rreshtuar në maxhoranca.
Rritja e saj, si në vota, në zgjedhjet e 2015, ashtu edhe në përfaqësim në qeverisje, ka bërë që shumë analistë të flasin për një skenar të kryeministrit Rama për të shmangur Ilir Metën duke pasur pikërisht votat e PDIU-së.
Kjo forcë politike ka 5 deputetë në Kuvend pas largimit të Dashamir Tahirit dhe afrimit të Mesila Dodës. Por Rexhep Mejdani ish-presidenti i Republikes ka thene sot ne nje interviste per “Koha Jone” se PS dhe PDIU nuk e bejne dot shumicen, pa LSI.
Por Rama po mundohet ta fryje me zor PDIU, por votat merren ne elektorat e jo me emerime.
POSTET E PDIU kohe e fundit:
Enti Kombëtar i Banesave
Drejtoria e Arkivave
Drejtoria e Automjeteve
ISKSH
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Inspektorati i Kontrollit të Karburanteve
KOHA JONË SONDAZH

