Edi Rama në shtepinë e re në Surrel të Tiranës

Viti 2015 e ka gjetur çiftin kryeministror në shtëpinë e re të ndërtuar në fshatin Surrel të Tiranës. Televizioni “News24” ka transmetuar pamjet ekskluzive të familjes së Kryeministrit Rama në banesën e re.

Nga pamjet shihet qartë automjeti me të cilin lëviz Kryeministri, troprojat dhe efektivët e Gardës, që janë vendosur nga dera hyrëse deri tek oborri i banesës.

Shtëpia unike në llojin e vet mes shtëpive të tjera në fshat, një eko-banesë, e konceptuar me dy rrathë 11-këndorë, ka strehuar familjen që pak muaj më parë u shtua me pjesëtarin më të ri, Zahon. Stili arkitekturor i shtepise dhe menyra e gjelberimit jashte shtepise duket se jane ide e Rames qe shquhet per stil te ngaterruar bashkekohor.

Lajmin për transferimin në shtëpinë e re, Linda Rama e pohoi pak ditë më parë gjatë një interviste televizive, ku u shpreh se qëllimi ishte që bashkë me Zahon dhe dy fëmijët e tjerë, Vitin e Ri ta kalonin në shtëpinë e re, duke e konsideruar dhe një ogur të mirë.

Linda ka pohuar se ka qenë vetë ajo që është marrë më shumë me shtëpinë, duke ndjekur fillin e kreativitetit të Edit. Sipas saj, është “një banesë e ngrohtë, e realizuar me materiale të thjeshta, të zgjedhura nga dora e një artisti.”

 

SHKARKO APP