Ekskluzivisht për KOHA JONE, Ilir Alimehmeti për kandidimin në Tiranë
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i cili bëri fushatë të shkëlqyer në qarkun e Tiranës për deputet me 11 maj 2025, por që u sabotua hapur nga kupola drejtuese e PD-së, mbetet një prej figurave kryesore për tu kandiduar për kryebashkiak në Tiranë përballë “dives elektorale” të PS, Ogerta Manastirliu.
I pyetur nga gazeta KOHA JONE nëse keni ndërmend të kandidoni dhe apo do iu mbështes pa hile kupola e PD, ai tha se “Mund të them lirshem që nuk ka patur asnjë diskutim me mua nga strukturat drejtuese në PD për kandidim. Ndaj nuk kam si jap përgjigje sot nëse do kandidohem apo jo”.
Ndërkohë flitet se kupola nuk e do Ilir Alimehmetaj, ndonëse baza demokrate e voton. Frika në kupolën e selisë Blu mbetet se nëse ai fiton si kryebashkiak do të kandidojë edhe për kryetar të PD për të zëvëndësuar Berishën e për të bërë një parti me të hapur.
Kandidimi për kryetar në PD i Ilir Alimehmetit, mund ta sjellë PD në pushtet, por prish strukturat e vjetra që vegjetojnë të qeta në opozitë edhe në saj pasurive që kanë fituar dikur kur ishin në pushtet.
Kështu që mjeku i njohur ka shumë armiq në kupolë. Janë struktura drejtues të vjetra që nuk duan betejë dhe hapje të partisë. Atyre u mjafton paga e deputetit dhe imuniteti.
Ndërsa deputetja Jorida Tabaku nuk ka ndërmend të futet në një garë ku humb mandatin e deputetit dhe karriken e kryetares së bashkisë!
KOHA JONË SONDAZH

