Ekspertët: Shukri Xhelili, e përballon qëndrimin në burg
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili do të qëndrojë në burg, pasi ai mund ta përballojë atë. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët mjeko-ligjorë, pasi kanë ekzaminuar ish-zyrtarin e akuzuar për korrupsion.
Në seancën e zhvilluar me dyer te mbyllura, ata thanë se Shukri Xhelili nuk ka probleme shëndetësore që e pengojnë të qëndrojë në qeli.
Më herët Xhelili pati kërkuar lirim për shkak të gjendjes shëndetësore të tij, që sipas avokatëve që e mbrojnë, i rrezikonte jetën qëndrimi në qeli.
KOHA JONË SONDAZH

