“Ekspres”, shkatërrohet grupi kriminal në trafikimin e femrave

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur se është goditur një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të femrave për qëllime fitimi dhe ushtrim prostitucioni.

Policia e Shtetit me Specialistët e Sektorit për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe me Seksionin për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, mbas një hetimi disamujor proaktiv bëne te mundur finalizimin me sukses te Operacionit “Ekspres”.

Operacioni “Ekspres” bëri të mundur vënien në pranga Qemal Rusi, 47 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, me precedent penal në fushën e falsifikimit të dokumentave, Dornard Saraci, 48 vjeç, banues Tiranë, Ismail Gjineci, 23 vjeç, banues Tiranë dhe Amarildo Rusi, 22 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë.

“Arrestimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal për veprën penale të “Trafikimit të personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a /2 dhe 114/2 i K.Penal, ku si rezultat i hetimeve, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit e mësipërm.

SHKARKO APP