Ekzekutimi i Billës, dërgohen letërporosi në Belgjikë dhe Angli
Ende po kërkohet vrasësi i Hekuran Billës. Grupi hetimor i cili po përpilon dosjen e vrasjes së Billës më 11 qershor në ”Komunën e Parisit” në Tiranë, mësohet se i kanë dërguar letërporosi në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar për të mësuar më shumë lidhur me 40 vjeçarin nga Kukësi.
Hakmarrja është pista kryesore në të cilën janë fokusuar hetimet për vrasjen. Në kërkim policor është shpallur Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Mbretërinë e Bashkuar.
Një pistë tjetër që policia po heton për zbardhjen e vrasjes së 40-vjeçarit është dhe ajo e konflikteve pasi 40-vjeçari është akuzuar për përfshirje në një grup prostitucioni në Belgjikë. Kjo lidhet dhe faktin që i ndjeri 5 ditë para vrasjes është kthyer nga Belgjika. Prokuroria kërkon të dijë më shumë nga autoritetet belge detaje për këto grupe kriminale