Ekzekutimi i ish-policit, Prokuroria mbyll hetimin për vrasësin
SPAK më 2 tetor 2020 finalizoi hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për Blendi Tetën, një nga anëtarët e grupit Duka, të akuzuar për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko. Kur ka kaluar mbi një vit nga vrasja e Malkos, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Xhamllikut në Tiranë, prokurori Behar Dibra në një material voluminoz akuzon për “vrasje me paramendim” kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrës në të”, 40-vjeçarin Blendi Teta. Paçka se gjatë hetimit Teta nuk ka pranuar pjesëmarrjen në këtë vrasje, prokuroria thotë se “Provohet fakti se për shkak të të ushtruarit të aktivitetit “Lloto Sport”, prej vitesh i akuzuari Blendi Teta ka njohje dhe marrëdhënie biznesi të palicensuar në këtë aktivitet me të hetuarit Leonard e Erlis Duka, dhe prej këtyre dhe me pjestarët e tjerë të grupit kriminal.“.