Ekzekutimi i Santiago Malkos, dëshmon i ati: Nuk i njoh të dyshuarit

Shefqet Malko, babai i Santiago Malkos ka dëshmuar në procesin ndaj Blendi Tetës dhe 8-të të akuzuarve për vrasjen e të birit. Para gjykatës, dëshmitari ka pohuar se lajmin e ka mësuar nga televizioni dhe se kur ka vajtur në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë postbllok policie.

Ai ka shprehur habi pse uniformat blu nuk i kanë kapur autorët. “Unë nuk kam pasur dijeni që djali im të kishte konflikte me ndonjë person. Nuk njoh asnjë nga personat e dyshuar”, është shprehur dëshmitari. Santiago Malko u ekzekutua në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje.

Malko ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit, por njihej edhe si mik i Ervis Martinajt, një nga protagonistët e vrasjes së bujshme në Bllok, madje ishte filmuar si i pranishëm në afërsi të skenës së krimit ku si pasojë u vra Fabian Gaxha, dhe ndërkohë u plagosën Eljon Hato dhe vetë Ervis Martinaj.

SHKARKO APP