Ekzekutohet në Itali 49-vjeçari shqiptar
Një 49-vjeçar me origjinë shqiptarë është vrarë mëngjesin e kësaj të marte në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ternit.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari punonte si murator.
Dëshmitarët kanë treguar se fillimisht janë dëgjuar të bërtitura dhe më pas të shtëna.
të parët që kanë mbarrë viktimën për ta çuar në spital kanë qenë gruaja dhe vajza e tij, por ai ndërroi jetë.
Viktima sipas raportit të burimeve të inteligjencës, nuk kishte asnjë dosje penale
“Një ndërtues i ndershëm” kujtohet ai nga disa fqinjë.
Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.










