Elbasan: I vodhi me dhunë çantën me një shumë parash një shtetaseje, policia identifikon dhe vë në pranga autorin

Policia njofton se efektivët e ligjzbatimit të qytetit të Elbasanit, kanë finalizuar operacioni policor i koduar “End”.
Policia në njoftimin e bërë publik në mediat sociale bën me dije se: I vodhi me dhunë çantën me një shumë parash në të, një shtetaseje, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.
I arrestuari autor edhe i një vjedhjeje tjetër me dhunë, të një çante dore, një shtetaseje.
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Syrja Dylgjeri”, një shtetas i kishte vjedhur çantën një 39-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “End”.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit S. C., 20 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari është autor i 2 rasteve të vjedhjes, konkretisht:
-në lagjen “Syrja Dylgjeri”, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës me një shumë parash në të, shtetases S. K.;
-më datë 05.02.2025, në lagjen “Kala”, i ka vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash në të, një 43-vjecareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?