Elbasan, kapet laboratori më i madh i drogës në Ballkan. Arrestime, ndër to, edhe nipi i Enver Hoxhës (FOTO)

Zbulohet laboratori i drogës më i madhi në Ballkan, mes 13 të arrestuarve dhe 2 kolumbianë

Një laborator i përpunimit të drogës  është zbuluar sot nga policia në fshatin Xibrakë, në vendin e quajtur ish-Rezervat e Shtetit, ku është sekuestruar edhe një sasi prej 121 kilogram kokaine e përzierë, 4 kilogram kokaine të paster dhe 3 deri ne 4 ton perzieres.

Operacioni eshte mbajtur sekret dhe pervec drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit vetem nje prej policise ka patur informacion se ku do te shkonin gjitheato forca policie, pasi kishin frike se mos ka brenda rradheve rrjedhje informacioni. Ka qene Interpoli, Europoli dhe policia gjermane e cila ka investuar ne kete gjurmim te ketij laboratori droge. Me pas Artan Didi ka dhene urdher qe  forcat me te pergatitura te jene ne kete operacion.

Emrat e të arresturave në Laboratorin e drogës në Elbasan:Shtetasit shqiptarë të janë:

Gentian Gjonaj

Arian Dalipi

Ilir Hyseni

Klemend Dalipi nga Elbasani

Ermal Hoxha (nipi i Enver Hoxhes)

Saimir Batku nga Tirana

Dy shtetasit kolumbianë janë:

Cesar Avila

Walther Moreno

Ky laborator konsiderohet si më i madhi në Ballkan.

Mësohet se operacioni i koduar “Xibraka” është zhvilluar  nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL,  EUROPOL dhe policinë gjermane.Po ashtu përveç sasisë së kokainës janë sekuestruar 10 mejete luksoze dhe 120 aparatë celularë dhe disa armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues më të  lartë të policisë se shtetit, ndërkohë që operacioni po vijon dhe është shtrirë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë.

Ndërkohë në Tiranë është kapur një mjet 4×4  me 20 kilogram kokainë dhe një sasi kartmonedha Euro.

Droga e kapur pasditen e 14 janarit, padyshim mbetet sasia më e madhe e lëndës narkotike e kapur ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit. Hetimi që kishte nisur disa muaj më parë, duke ndjekur gjurmët e trafikut në rrugën e kundërt që përshkonin trafikantët, nga “burimi” tek tregu, po shkonte drejt fundit.

Si nisi hetimi?

Gjermania ishte vendi i dorëzimit të lëndës narkotike, me një vlerë miliona euro. Sektori i antidrogës në Departamentin e Krimit të Organizuar në Polici, u vu në kontakt me autoritetet gjermane të antidrogës dhe komunikoi për një kohë të shpeshtë me ta. Burime të rezervuara policore bënë të ditur për TemA-n disa detaje nda dosja hetimore. Lënda e parë, që ishte kokaina, vinte nga Kuba duke ndjekur kryesisht rrugë detare e më pas nga Turqia, Maqedonia, dhe përfundonte në Shqipërinë e mesme.

Në Elbasan, ishte përzgjedhur një biznes për të kamufluar gjithë aktivitetin, por trafikantët, nuk mundën të fshihnin të gjitha gjurmët. Dy kolumbianë ishin mjaft aktivë në grupin që trafikonte ndërkombtarisht drogë. Ata janë tashmë në pranga Cesar Avila, 47 vjec dhe Walther Moreno, 42 vjec. Madje u kapën në laborator, duke kryer një ndër punët ku ishin “profesionste”, përzierjen e lëndës narkotike. Në Xibrakë të Elbasanit ku ishte ngritur laboratori, u sekustruan afërsisht 4 ton përzierës, vec mbi 100 kg kokaine të përzier dhe disa kilogramëve drogë të pastër.

Pasi droga bëhej gati për në treg, ngarkohej në mjete përmes një skeme të mirëmenduar dhe kalonte përmes Italisë, në Austri me destinacion Gjermaninë. Policia ushtroi për gati 5 orë kontrolle në disa 4 qytete, në Elbasan, Tiranë, Fier, dhe Durrës, ku mendohej se shtriheshin lidhjet e bandës. Në Tiranë u kap në mjetin e Saimir Batkut një sasi prej 18 kg kokaninë dhe 300 mijë eurosh dhe bashkë me të, u prangos edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Hoxha.

Grupi i trafikut mund të ishte goditur edhe më herët, thonë burime policore, teksa u tentua të përdorej edhe teknika e “blerjes së dorëzuar”, por për shumë rrethana autoritetet e Policisë së Shtetit hoqën dorë to. Të dyshuarit u mbajtën nën përgjim për gjithë këto javë dhe tashmë pas bilancit të plotë që do të mbyllet vetëm në fund të gjithë operacionit ditën e enjte, do t’u duhet të përballen në gjykatë me akuzën për trafik ndërkombëtar droge.

SHKARKO APP