Elbasan, zbulohet laboratori i drogës më i madhi në Ballkan. Kapen 121 kg kokainë. Arrestohet nipi i Enver Hoxhes
Një laborator i përpunimit të drogës është zbuluar sot nga policia në fshatin Xibrakë, në vendin e quajtur ish-Rezervat e Shtetit, ku është sekuestruar edhe një sasi prej 121 kilogram kokaine e përzierë, 4 kilogram kokaine të paster dhe 3 deri ne 4 ton perzieres.
Emrat e të arresturave në Laboratorin e drogës në Elbasan:Shtetasit shqiptarë të janë:
Gentian Gjonaj
Arian Dalipi
Ilir Hyseni
Klemend Dalipi nga Elbasani
Ermal Hoxha
Saimir Batku nga Tirana
Dy shtetasit kolumbianë janë:
Cesar Avila
Walther Moreno
Ky laborator konsiderohet si më i madhi në Ballkan.
Mësohet se operacioni i koduar “Xibraka” është zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL, EUROPOL dhe policinë gjermane.
Po ashtu përveç sasisë së kokainës janë sekuestruar 10 mejete luksoze dhe 120 aparatë celularë dhe disa armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues më të lartë të policisë se shtetit, ndërkohë që operacioni po vijon dhe është shtrirë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë.
Ndërkohë në Tiranë është kapur një mjet 4×4 me 20 kilogram kokainë dhe një sasi kartmonedha Euro, por nuk dihet nëse ka lidhje me laboratorin në Elbasan.
Burimet saktësojnë se sinjalizimi për këtë laborator droge është dhënë nga ana e autoriteteve gjermane ndërsa i gjithë operacioni i zbulimit të këtij laboratori droge është bërë i mundur falë hetimeve prej të paktën 6 muajsh të kryera nga ana e INTERPOL dhe EUROPOL. Por nga ana tjetër operacioni për shkatërrimin e tij mësohet se është kryer nga ana e policisë gjermane.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për A1 Report organizata kriminale ka investuar 20 mln euro pasuri të patundshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat bëhet e ditur se do të sekuestrohen. Burimet thone se kreu i kesaj organizate eshte Ilir Hyseni
Ndërkaq, hetimi për zbulimin e rrjetit të trafikut dhe të personave të tjerë të përfshirë, është shtrirë edhe në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.