Elbasan/Dhunoi të atin, iu gjet automatik pa leje në banesë

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 31 vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar të atin 68 vjeç.

Ndërkohë që mbi 31 vjeçarin rëndon edhe një tjetër akuzë, ajo për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga  nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal, pasi në banesën e tij iu gjetën një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm 23 copë fishekë kalibër 7.62 mm.

“Specialistët  për Krimet, në Stacionin e Policisë Belsh, bënë referimin e materialeve  dhe po punojnë për kapjen e  shtetasit E.Ç,  31 vjeç, banues në fshatin Dragot. Ky shtetas, gjatë ditës së djeshme në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj babait të tij, shtetasit  R.Ç,  68 vjeç”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

unnamed-1_1474619903-939714

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?