Elbasani “i ministres” pa ngrohje në shkolla, nxënësit sigurojnë vetë mjetet
“Mami na ka blerë ngrohësen.” thotë një nxënës.
Mungesa e ngrohjes në shkollat e Elbasanit po i detyron prindërit t’i blejnë vetë pajisjet për klasat e fëmijëve të tyre në kushtet e rënies së temperaturave dhe motit të acartë.
Nxënësit thonë se sistemi ngrohës në shkolla është i vendosur, por nuk punon.
“Kaldaja kemi, por nuk punojnë, janë të ftohta ,” u shpreh një nxënës i shkollës.
Shumë prej fëmijëve shqetësohen për të ftohtin dhe thonë se e kanë të vështirë të qëndrojnë në mësim.
“E blemë ngrohësen për të ngrohur klasën së kishim ftohtë.”
“Ne e blemë ngrohësen që të ngrohet e gjithë klasa,” tha një nxënës tjetër.
Orët bëhen edhe më të vështira për të qëndruar në klasë pasi veç mungesës së ngrohjes, dritaret dhe dyert duhet të hapen disa herë në bazë të urdhrit të ministrisë si masë parandaluese ndaj Covid-19. /Ora News