Elhaida Dani në Eurovision me “I’m Alive”

Bëhet publike kënga me të cilën Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

“I’m Alive”, titullohet kënga e re, e cila është konfirmuar në faqen zyrtare të Eurovision të Zzap& Chriss. Sipas Eurovision.Tv,  lajmi është konfirmuar nga Radio Televizioni Shqiptar, por kënga ende nuk është bërë publike.

Autori i këngës “Diell” për arsye personale dhe të pandryshueshme kishte vendosur ta tërhiqte këngën, lajm i cili u bë i ditur dy ditë më parë nga vetë këngëtarja Dani , në një postim në rrjetin social “Facebook”.

SHKARKO APP