Elhaida Dani ne Eurovizion, por jo me “Diell”, autori tërheq këngën

Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian por jo me këngën fituese të festivalit të Këngës “Diell”.

Shkaku: Autori ka vendosur te terheqe kengen.

Vetë këngëtarja shqiptare fituese e disa cmimeve bëri të ditur lajmin përmes një postimi në facebook.

Elhaida sqaron se është një zgjedhje personale e autorit të këngës “ për arsye personale dhe te pandryshueshme” dhe për këtë do të përfaqësohet me një këngë tjetër.

“Duke respektuar kete zgjedhje te tijen personale, dhe ne dakordesi me RTSH, e mbi te gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , me eshte komunikuar qe si fituese e FiK, une duhet te perfaqesoj vendin tim ne Viene me nje kenge te re.”

Kenga ka për autore:

Kompozitor: Aldo Shllaku

Teksti: Viola Trebicka & Sokol Marsi

Orkestroi: Aldo Shllaku

Postimi ne facebook

Mendoj se eshte e drejte t’ju komunikoj personalisht vendimin e marre dhe me eshte komunikuar se fundmi.

Kete vit do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurovision me nje kenge tjeter nga ajo me te cilen u shpalla fituese e FiK,,, ne dhjetor te vitit te kaluar.

Ky lajm do behet publik dhe zyrtar se shpejti, por deshiroja qe te isha une ajo qe jua komunikoj per here te pare.

Autori i kenges Diell, per arsye personale dhe te pandryshueshme, ka vendosur te terheqe kengen nga ai e kompozuar dhe do jete per fat te keq e pamundur te kendohet nga une ne Eurovision Song Contest 2015.

Duke respektuar kete zgjedhje te tijen personale, dhe ne dakordesi me RTSH, e mbi te gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , me eshte komunikuar qe si fituese e FiK, une duhet te perfaqesoj vendin tim ne Viene me nje kenge te re.

Urimi dhe deshira ime eshte qe ky vendim i papritur qe me eshte bere i ditur te mos sjelli pakenaqesi dhe polemika;

~ Qellimi mbetet ai qe Shqiperia te ndahet me nje rezultat sa me te mire dhe te gjithe do punojme sa me shume per ta arritur. ~

ELHAIDA DANI

SHKARKO APP