Elisa Spiropali: Raporti i PE-së konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spirpopali, ka dalë në një konferencë për mediat për të folur lidhur me miratimin e raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Ajo u shpreh se raporti i Parlamentit Europian, ka konfirmuar faktin se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon.
Deklarata e plotë e kryeparlamentares, Elisa Spiropali:
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, miratoi dje Raportin për Shqipërinë, i cili analizon situatën dhe progresin tonë në rrugën drejt integrimit europian, për vitet 2023 dhe 2024.
Raporti, i hartuar nga Raporteri për Shqipërinë, Andreas Schieder, të cilit i shpreh mirënjohjen për punën serioze e rezultative, u miratua me 57 vota pro, 11 kundër, 6 abstenime dhe do t’i paraqitet për votim një seancës plenare të Parlamentit Europian, në muajin korrik.
Mirënjohje eurodeputetëve për mbështetjen e qartë të anvancimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Dje, Parlamenti Europian konfimoi edhe një herë se Shqipëria mbetet një histori suksesi, një vend pararojë për anëtarësimin dhe një shembull në rajon.
Raporti nënvizon qartësisht angazhimin e qëndrueshëm të Shqipërisë ndaj reformave kyçe, përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, funksionimin e institucioneve të drejtësisë të dala nga reforma, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të pakicave, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Eurodeputetët mirëpresin konsensusin e gjerë politik dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, linjëzimin e plotë, të vazhduar e besnik të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Eurodeputetët vlerësojnë rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, mbështetjen e palëkundur për politikën e jashtme të BE-së, dhe përkushtimin në menaxhimin e sfidave të përbashkëta si migracioni, siguria kibernetike dhe energjia.
Ishte shumë e rëndësishme dhe shumë inkurajuese që eurodeputetët përshëndetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
Ishte fakt domethënës që në atë seancë ishin të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, si nga shumica ashtu edhe nga opozita, çka u përmend edhe nga drejtuesi i Komitetit si një shenjë e vëmendjes së veçantë të Kuvendit për një proces që vetë ne e kemi përcaktuar si jetik për vendin tonë.
KOHA JONË SONDAZH

