Emergjenca nga thatësira, Veliaj: Flotat e mjeteve në shërbim të qytetarëve (FOTO)

Në situatën e emergjencës për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës, ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë dhe të strukturave të tjera nën varësinë e Bashkisë së Tiranës janë në terren duke iu përgjigjur në çdo kohë qytetarëve.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, Bashkia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve autobotet e ujit në të gjithë zonat që kanë anomali të furnizimit me ujë të pijshëm, siç janë zona e Kasharit, Astirit, Babrrusë.

Bashkia Tiranë ka vënë në dispozicion të UKT të gjitha mjetet ujëmbajtëse të ndërmarrjeve dhe agjencive të varësisë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në zonat më problematike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Tiranë biem e ngrihemi bashkë‍‍️ E gjithë flota e mjeteve të Bashkisë, Zjarrfikësve e Ushtrisë te Unaza e Re për të furnizuar pallatet e prekura nga thatësira”, shkruan Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flotës së boteve të agjencive të Bashkisë, u janë bashkuar edhe 10 mjete të ushtrisë që do të jenë në gatishmëri për t’u shërbyer qytetarëve sipas nevojës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast se kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion nga UKT 08004488 ose nga Bashkia e Tiranës 08000888.

  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?