Emergjencat, helikopter “Cougar” për shpërndarjen e ndihmave

Forcat e Armatosura në vijim të mbështetjes për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave, kanë angazhuar helikopterë në shpëndarjen e ndihmave në zonat e izoluara.

Në përgjigje të kërkesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore ka shpërndarë pako me ushqime dhe batanije për banorët e izoluar të fshatrave Arrën dhe Kalis në Kukës. Ndihmat e shpërndara janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

Helikopterët e Forcës Ajrore janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo emergjence dhe vijojnë bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të thella.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, efektivët dhe mjetet e rënda të Forcave të Armatosura mbeten të angazhuara edhe në hapjen e rrugëve rurale që janë ende të bllokuara nga bora.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?