Emërimi i 2080 mësuesve në rang vendi, brenda janarit

Procesi i emërimit të 2080 mësuesve në arsimin parauniversitar dhe mbyllja e kontratës me mësuesit, të cilët janë pa arsimin përkatës do të përfundojë brënda muajit janar.

Ndërkaq, zgjedhja e shkollës ku mësuesit janë fitues në qarqet përkatëse, do të bëhet mbi bazën  e pikëve të tyre.

Nga ana tjeter,  për drejtorët e shkollave, Ministria e Arsimit është duke punuar për hartimin e programit të punës, në mënyrë të tillë që përzgjedhja e drejtorëve të behët mbi bazë kualifimi të veçantë.

 Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha për mediat  se “në bashkëpunim me fakultetet e edukimit, ne po hartojmë të gjithë programin e punës për shkollën, për të qenë drejtues dhe menaxherë të arsimit parauniversitar, në mënyrë që t’iu japim mundësinë e kualifikimit jo vetëm drejtorëve aktualë që janë nëpër shkolla, por edhe atyre që aspirojnë për të qenë drejtues shkollash, në mënyrë që vetëm nga kjo bashkësi e çertifikuar nga kjo shkollë të bëhet e mundur përzgjedhja”.

Më tej, ajo ka shtuar se emërimi i drejtorëve që aspirojnë të jenë drejtues nëpër shkolla, kjo e fundit do të mund të bëhet mbi bazën e një testimi.

SHKARKO APP