Emrat/ Grabitën rreth 2 kg ar, arrestohen 3 shqiptarë në Itali. E kishin kthyer shtëpinë në “argjendari”







Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në Novellara, policia italiane sekuestroi varëse, ora dhe byzylykë të çmuar.
Gjithashtu, shqiptarët kanë grabitur edhe para cash që kapin vlerën prej 4 mijë eurosh në Reggio Emilia dhe Modena.
Disa nga sendet e sekuestruara u gjetën në një makinë të parkuar në rrugën “Lodi”, e cila dyshohet se përdorej nga njëri prej shqiptarëve të arrestuar, i cili ishte në kërkim pasi kishte thyer një masë arresti shtëpiak që rëndonte më parë ndaj tij.
Policia ndërmori operacionin, pasi fqinjët e shqiptarëve kishin vërejtur lëvizje të dyshimta ne banesën e tyre, ndërsa ankoheshin dhe për grabitje të shumta që kryheshin në zonë.
/BW


